
Bizneset dhe operatorët turistikë në Vlorë kanë kërkuar që prishja tendave ose largimi i vazove me lule të vendosura prej tyre për të kufizuar lëvizjen në zonën e bareve dhe restoranteve, përgjatë Lungomares të bëhet nga vete bizneset.
Ata kanë kërkuar komunikim me Kryeministrin, i cili u ka dhënë mundësinë të punojnë deri në shtator, por pa zënë apo uzurpuar hapësirat publike. Në fund të sezonit turistik, Kryeministri Rama ka informuar operatorët turistikë dhe bizneset e Vlorës se qeveria do të realizojë një projekt të ri, i cili do të jetë në harmoni me ndërtesat dhe Lungomaren. Bizneset kanë shprehur dakordësinë për këtë projekt dhe janë zotuar të respektojnë ndryshimet e parashikuara.
Operatorët turistikë treguan se në një takim me kryetarin e bashkisë, u kërkua që të mos vazhdojnë punimet, por të zbatohet urdhri i Kryeministrit.
Kryeministri Rama në takim me drejtuesit e pushtetit vendor në Vlorë urdhëroi ndryshime në të gjitha drejtoritë e bashkisë, lirimin sa më të shpejtë të hapësirave publike të bllokuara nga bizneset dhe parkimet, pastrimin dhe sistemimin e ambienteve
Top Channel