Kim Kardashian e fiksuar me veten e saj? Paparacët zbulojnë detajin!

09/07/2025 21:48

Kim Kardashian i ktheu rrugët e Parisit në një pasarelë mode, teksa u shfaq me një fustan të bardhë prej latex dhe çizme ikonike Balenciaga, vetëm pak orë përpara sfilatës së shumëpritur të markës.

44-vjeçarja u kujdes për çdo detaj të pamjes së saj – nga stili i flokëve me kapëse nostalgjike të viteve ’90, deri te mungesa e qëllimshme e buzëqeshjes që e bëri edhe më të ftohtë dhe misterioze.

Në një moment që nuk i shpëtoi objektivit të paparacëve, Kim u kap duke “googluar veten” në telefonin e saj, ndoshta për të parë se si ishte pritur në rrjete dalja e saj me fustanin rozë të një nate më parë.

E ulur në një makinë luksoze, me qëndrim prej ikone që nuk ka nevojë të flasë për të bërë zhurmë, Kim tregoi sërish se si çdo dalje e saj publike është e menduar për të dominuar mediat dhe rrjetet sociale.

Një tjetër provë se ylli i reality show-t dhe sipërmarrësja e njohur di ta kthejë çdo dalje në një moment viral./ TAR

Top Channel