
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi tregoi sot për herë të parë, se pas disfatës së 11 majit i kërkoi kreut të PD që të dorëhiqej.
Në një intervistë për “Breaking” në Top News, Malltezi tha se edhe Berisha fillimisht kishte ndërmend të jepte dorëheqjen nga lidershipi i PD, por sipas tij, kur pa se çfarë ndodhi me zgjedhjet, nuk hoqi dorë.
Malltezi pranoi se brenda PD ka zëra që kërkojnë lidership të ri, dhe sipas tij kjo është pozitive.
“Është gjë e mirë që brenda PD ka zëra për lidership të ri, tregon që PD është demokratike ku secili thotë atë që mendon, ndryshe nga partia tjetër, që i shkarkon me gisht të gjithë drejtorët e gjithë drejtorive duke i bërë atentat kushtetutës dhe konventave Europiane.
PD u gjuajt që të vritej, jo të dobësohej, i morën peng logon vulën e financat, E sulmuan dhe i burgosën liderët. Ka kaluar në procese vrastare. PD pas gjithë këtyre proceseve ka një lidership që do ketë nevojë të bëjë analizë dhe të gjitha me radhë. PD do futet në proces analize dhe rizgjedhjeje.
Fill pas zgjedhjeve i kam thënë vetë Berishës që nuk ja vlen më se është lodhje, ai vetë po e shihte… shqiptarët nuk e duan këtë dhe duhet të japi dorëheqjen. Por kur dolën faktet dhe dokumentet e vjedhjeve, rastet e tmerrshme nga krimet zgjedhore… Berisha e ka dhënë dorëheqjen në 2013 kur kuptoi që shqiptarët nuk e pranuan, ishte krejt normale. Berisha do priste numërimin dhe mund ta bënte, por dolën faktet që tregoi kriminalizimin e votës së diasporës.
Ne kemi treguar që jemi kundër partisë shtet. Në 10 vite sa ishte Basha, thjesht e kemi ndihmuar PD pa asnjë interes. Berisha e mori sepse PD ishte marrë peng dhe ishte kthyer monedhë këmbimi. Berishës ia mbushën stadiumin, na bëri të uleshim bashkë. Unë nuk kam ambicie politike por për çfarëdo lloj pozicioni jam i gatshëm. Jam kundër Partisë Komuniste dhe do jem kundër Ramës gjithmonë”,-tha ndër të tjera Malltezi.
Top Channel