
09/07 22:31
Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.
Ai thekson se programi ofron mundësi konkrete për të rinjtë e moshës 21–29 vjeç që duan të hedhin hapat e parë drejt karrierës në Administratën Publike.
Aplikimet do të jenë deri më 10 Gusht 2025.
“600 vende praktike në administratë dhe institucione publike
Trajnim i dedikuar nga ASPA
Kompensim financiar gjatë praktikës
Mundësi kontrate pune 1-vjeçare për 250 praktikantë
Periudha e praktikës 3-mujore: Shtator – Dhjetor 2025
Aplikimet: deri më 10 Gusht 2025”, shkruan Rama.
Apliko online me CV dhe letër motivimi në praktika.riniafemijet.gov.al.
Top Channel