
Një qytet i lashtë peruan që ishte një qendër tregtare e lulëzuar 3,000 vjet më parë është zbuluar nga arkeologët pas tetë vitesh gërmimesh.
Quhet Peñico dhe ndodhet në provincën Huaura, në veri të kryeqytetit Lima. Ekspertët besojnë se qyteti, i themeluar rreth vitit 1800 para Krishtit, shërbeu si një qendër urbane strategjike, duke lidhur komunitetet bregdetare në Luginën Supe me vendbanimet në Andet e larta dhe Amazonën dhe u ndërtua 600 metra mbi nivelin e detit. “Kjo qendër urbane u zhvillua duke ndjekur traditën kulturore të Caralit”, tha Ruth Sandi, studiuese kryesore dhe drejtoreshë e Zonës Arkeologjike Caral (ZAC), e cila është pjesë e Ministrisë së Kulturës së Perusë. “Për shkak të vendndodhjes së saj strategjike, ajo lidhi qytetet bregdetare dhe malore të Supe dhe Huaura, si dhe ata që jetonin në rajonin Ande-Amazonian dhe rajonin e Andeve”, shtoi Santi.
In Noord-#Peru hebben archeologen de resten van de 3500 jaar oude stad #Peñico, een opvolger van de #Caral-beschaving, blootgelegd. Peñico was mogelijk een belangrijk handelscentrum tussen de kust en de Amazone (met mooie dronebeelden).
https://t.co/uIjk6a26Wd pic.twitter.com/coQ2M46Yzm— De Archeoloog (@DeArcheoloog) July 4, 2025
Në qytet janë identifikuar rreth 18 struktura, duke përfshirë ndërtesa publike dhe njësi banimi. Një strukturë tjetër e rëndësishme është një ndërtesë monumentale publike ku arkeologët zbuluan skulptura balte, vegla rituale dhe bori prej guaskash të quajtura “pututus” – instrumente që dikur rezononin në peizazhet e lashta të Andeve për të thirrur tubime dhe për t’u lutur perëndive.
Studiuesit besojnë se Peñico fitoi ndikim pas rënies së Caral, një nga qytetërimet më të vjetra në Amerikë dhe kjo mund të lidhet me rolin e tij në tregtinë e hematitit, një pigment i kuq me rëndësi simbolike në kozmologjinë e Andeve. Vendndodhja arkeologjike, tani e hapur për turizëm, përfshin një qendër moderne interpretimi, zona pritjeje dhe shtigje ecjeje nëpër rrënojat e ruajtura.
Top Channel