
Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë në tryezën e diskutimit “Vlerësim bazë i Pavarësisë dhe Llogaridhënies së SPAK si parakushte për Garantimin e Performancës dhe Integritetit Institucional”, organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.
Ai theksoi gjatë fjalës se vetëm duke respektuar ndarjen e pushteteve mund të ruajmë balancën kushtetuese.
Dumani: Ndërhyrjet me karakter konstruktiv janë të mirëpritura kur janë të argumentuara mirë dhe i shërbejnë nevojave reale për përmirësim. Çdo përpjeke për të cenuar pavarësinë funksionale të SPAK, nëpërmjet rekomandimeve të paqarta ose të njëanshme, rrezikojnë të ç’balancojnë kufijtë kushtetues mes pushteteve. Vetëm duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe rolin e institucioneve të pavarura, mund të ruajmë balancën Kushtetuese që i jep kuptim reformës në drejtësi dhe besimit të publikut ndaj saj. Në raportin e SPAK do gjeni edhe shpjegimet si janë përmbushur rekomandimet e Kuvendit apo të Këshillit të ministrave. Vlerësojmë se rekomandimet do bazohen në analiza të thelluara, objektive dhe të konsultuara me institucionet e pavarura Kushtetuese në mënyrë që të sigurohet një komunikim funksional pa tejkaluar kufijtë Kushtetues.
Top Channel