Rama mbërrin në Fier, mesazhi për “energji të reja në administratë dhe qasje më efektive ndaj sfidave urbane” në qytet

08/07/2025 15:30

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Fier, në kuadër të takimeve me qëllimin lirimin e hapësirave publike.

Po ashtu, në ambientet e Bashkisë së Fierit kanë mbërritur edhe drejtues institucionesh, drejtorësh rajonalë dhe deputetë të qarkut.

Pak minuta para se të mbërrinte në Bashkinë e Fierit, në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, Kryeministri Edi Rama ndau një mesazh me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

“Sot pasdite jam në Bashkinë e Fierit, ku do të vijojmë të njëjtën përpjekje – një vetëpastrim dhe vetëlehtësim të brendshëm të strukturës, një domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione dhe me të njëjtët njerëz. Po ashtu, kjo është një nevojë për të parë realitetin e qyteteve tona të mëdha me sy të freskët.”

Rama shtoi se “12 mandatet në Fier janë një histori e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështetës tanë”, duke nënvizuar nevojën për energji të reja në administratë dhe qasje më efektive ndaj sfidave urbane.

Top Channel