Menjëherë pas daljes nga burgu, Salianji konferencë me gazetarët nga selia blu: U riktheva sërish në këtë sallë siç ua premtova

08/07/2025 17:49

Pas daljes nga burgu, ish deputeti i PD Ervin Salianji ka shkuar në selinë blu, ku po zhvillon një konferencë me gazetarët.

“Ju falënderoj për mbulimin, vëmendjen dhe mesazhet që nëpërmjet jush kam pasur mundësi të komunikoj me publikun gjatë periudhës së qëndrimit në burg politik.

U riktheva në të njëjtën sallë që bëra denoncimin e famshme, ku pas denoncimit të vëllait të ish ministrit të brendshëm u dorëzua te autoritetet italiane…

Siç ua premtova dhe nga kjo seli kur u vetëdorëzova për të kryer dënimin, sot ja ku jemi fatkeqësisht me të njëjtat sëmundje që ka vendi, që dhe me dënimin tim pati një regres në demokraci.

Burgosja ime politike u bë për shkak të prekjes së një prej karteleve të drogës”, tha Salianji.

Top Channel