
08/07 21:18
Dhjetëra mbështetës e pritën Ervin Salianjin jashtë portës së hekur të burgut të Fierit, pragun e së cilës ish-deputeti e kapërceu pas më shumë se 9 muajsh.
Hapat e Salianjit drejt lirisë u shoqëruan me duartrokitjet e demokratëve, ndërsa më entuziasti u shfaq Ilir Vrenozi, i cili puthi Salianjin në faqe teksa ky i fundit jepte deklaratën për mediat. “Doli tigri”, tha ai.
Ndërkohë, pasi u takua me mbështetësit, demokrati u nis drejt një fshati të Fierit, ku sikurse tha, në zgjedhjet e 11 majit votoi në shumicë Partinë Demokratike.
Top Channel