
Pas daljes nga burgu, ish deputeti i PD Ervin Salianji ka shkuar në selinë blu, ku po zhvillon një konferencë me gazetarët.
“Është një sakrificë e bërë nga ana ime në dobi të interesit publik. Është i pari rast në 34 vite që një individ dënohet për një denoncim publik. Nuk kam pasur akuzë as për korrupsion e as për vjedhje, por kam pasur qëllim të rrëzojë qeverinë dhe ia kam dalë në zonat ku kam qenë përfaqësues i PD, duhet të izolohesha para zgjedhjeve.
Jemi në një situatë ku vullneti i një individi përcakton mbi çdo normë. Pasoja e veprimit tim ishte që një i dënuar shkoi dhe u dorëzua në Itali. Kur ka sjellë një pasojë pozitive për shoqërinë dhe kosto qeverisë, duke faktuar para qytetarëve jo vetëm lidhje me kartelën e drogës. I miri është ai që merret me trafik ndërkombëtar, i keqi është ai që mbron interesin publik. Burgu nuk i urohet as hasmit, por ju e keni parë që e kam marrë si kosto për angazhimin publik dhe mos dorëzimit të vërtetës dhe personalitetit të individit”-u shpreh Salianji.
Top Channel