
Gjatë viteve të fundit, bregdeti i Shëngjinit ka fituar gjithnjë e më shumë vëmendje, jo vetëm si një destinacion pushimesh, por edhe si një zonë atraktive për investime në pasuri të paluajtshme.
Përveç shqiptarëve të Kosovës, të cilët çdo vit po shfaqin një interes në rritje për blerjen e apartamenteve në Shëngjin, së fundmi janë shtuar edhe kërkesat nga shtetas të huaj.
Çmimi i ulët për metër katror, pozita gjeografike e favorshme dhe aksesi gjithnjë e më i lehtësuar janë disa nga arsyet kryesore qe zgjedhin te investojnë në Shëngjin.
Cilësia e ndërtimit sipas Gentian Kolës, agjent shitjesh, ka shtuar interesin nga te huajt ku ndër zonat me te preferuara mbetet Rana e Hedhun.
Numri i apartamenteve të ndërtuar në Shëngjin ka pësuar një rritje të ndjeshme vitet e fundit, si pasojë e interesit të lartë për banesa në këtë zonë bregdetare. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025, interesi për blerje është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku rezulton 60% më i lartë se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024.
Top Channel