
Dhjetëra forca policore, inspektorë dhe fadromat e IKMT janë nisur drejt Thethit për prishjen e 11 ndërtimeve pa leje në qendër të fshatit.
Operacioni është ndërmarrë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), si pjesë e një aksioni më të gjerë për të vendosur rend dhe kontroll mbi ndërtimet pa leje në zonat me status të veçantë mbrojtjeje.
Megjithatë, deri me tani, mjetet e rënda të IKMT-së nuk kanë hyrë ende në qendër të Thethit, aty ku do të nisin prishjet. Forcat e rendit ndodhen në gatishmëri, ndërsa grupet e inspektimit po bëjnë përgatitjet paraprake.
Burime nga IKMT bëjnë me dije se ky është vetëm fillimi i një operacioni që do të shtrihet edhe në zona të tjera, ku janë konstatuar ndërtime pa leje që bien ndesh me ligjin dhe dëmtojnë mjedisin.
Mësohet se janë mbi 40 raportime për objekte pa leje në Theth, një pjesë e madhe të ndërtuara gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të Majit.
Top Channel