Digjen varrezat në Elbasan, një pjesë e tyre u përfshi nga flakët, procedohet një 33-vjeçar
07/07/2025 15:19
Një pjesë e varrezave të Elbasanit është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës.
Ndërkohë policia nisi procedimin penal ndaj një 33-vjecari i cili dyshohet se i vuri zjarrin disa shkurreve ngjitur me varrin e nënës së tij, flakë të cilat më pas u përhapën në një sipërfaqe më të gjerë.
Zjarri përfshiu disa varreza të reja dhe një pjesë të varrezave të vjetra të fëmijëve.
Bashkia e Elbasanit në një reagim të saj bën thirrje për kujdes të shtuar, çdo pakujdesi bëhet shkak për pasoja të mëdha.
Ditët e fundit Elbasani është përballur me situata të vazhdueshme zjarresh ku më i fundit është ai në varreza i cili ka krijuar një ngarkesë të madhe psikologjikë për familjarët që kanë të afërmit e tyre.
Top Channel