Vijojnë temperaturat e nxehta në vendin tonë, parashikimi për këtë të diel
06/07/2025 08:33
Edhe kjo e diel do të jetë nën zotërimin e temperaturave të nxehta.
Pavarësisht kalimit të vranësirave, moti do të mbetet kryesisht i kthjellët.
Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 14 gradë Celsius, ndërsa vlerat maksimale gjatë ditës do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Top Channel