Verë dhe Portokalle/ “Portokalli” ndez atmosferën në Vlorë, spektakël në Lungomare

06/07/2025 13:12

Turi veror “Verë dhe Portokalle” ka mbërritur në qytetin e Vlorës, duke sjellë një mbrëmje plot të qeshura dhe energji në sheshin e Lungomares.

Qindra qytetarë, pushues dhe turistë, ndoqën spektaklin e humorit të trupës së njohur “Portokalli” ne Top Channel, e cila solli në skenë skeçe, këngë dhe shumë batuta që mbajtën publikun të angazhuar deri në mesnatë.

Sheshi ka qenë i mbushur plot, ndërsa shumë të rinj kërkuan të bëjnë foto me aktorët apo t’i përshëndesin nga afër.

Atmosfera ishte e zjarrtë dhe publiku reagoi me duartrokitje e të qeshura të pandërprera.

Aktorët janë shprehur të lumtur që ndodhen në Vlorë, duke vlerësuar mikpritjen dhe dashurinë që marrin çdo verë nga artdashësit vlonjatë.

Turi “Verë dhe Portokalle” do të vazhdojë në qytete të tjera bregdetare edhe gjatë javëve në vijim.

Top Channel