
Perimet e serave tek fermerët blihen tepër lirë nga tregtarët, por deri në Tiranë çmimi i tyre trefishohet.
Nëse një kilogram me speca tek bujku merret me 50 lekë, në Tiranë konsumatori e blen 150 lekë. Petrit Mici, të ardhurat e familjes i siguron vetëm nga toka. Për çdo sezon ai kultivon perime të ndryshme me shpresën që do të gjej çmimin e duhur, por edhe këtë herë të mbjellat nuk i siguruan asnjë fitim.
“Prodhimi këtë vit është i mbarë por çmimet janë të dobëta. Në fillim të sezonit e shita specin me 200 Lekë kilogramin, ndërsa tani 50 lekë kilogrami. Ky çmim do të thotë të punosh për tjerët dhe jo për vetë”.
Por për Petritin çmim ideal që do ta shtynte atë të zgjeronte të mbjellat ka një tjetër shifër.
“Çmimi mirë është 80 lekë për kilogram që të mbesë dhe për mua diçka”.
Petriti është një fermer i përgjegjshëm çdo preparat bujqësor që ai përdor në serë e shënon në fletoren e fermerit, edhe pse një gjë të tillë askush nuk I kërkon apo kontrollon, jo më kot perimet e tij shkojnë për eksport edhe në vendet e Evropës. Ai thotë se rritja artificiale e çmimeve të perimeve nga tregtarët ul dhe sasinë e konsumit. Por nëse tregu do të ishte I drejtë me të sipërfaqe e serave do të shtohej.
“Të gjitha këto prodhime shkojnë për eksport në Itali, Zvicër në vende të ndryshme të Evropës, është një prodhim cilësor nuk them BIO, sepse BIO nuk ka por kam përdor preparatet e duhura që lejon BE dhe i kam shënuar që të gjitha që të jem korrekt me veten”.
Por fermeri nga Kuqani i Elbasani nuk është i zhgënjyer vetëm me çmimin e perimeve, por edhe më atë të vajit të ullirit, kushtet klimaterike nuk i siguruan sasinë e duhur të vajit edhe pse ai zotëron 300 rrënjë e ulliri, ndërsa tregu e detyroi që një litër më vaji ulliri ta shesë 800 lekë, çmim ky jo i mirë për njeriun e tokës.
Top Channel