Gjendjet trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, detajet e para
06/07/2025 10:51
Një trup i pajetë është gjendur në ujërat e liqenit të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes trupi i pajetë sapo është nxjerrë në breg nga policia kufitare.
Bëhet fjalë për një shtetas të moshuar por ende nuk dihet identiteti.
Është duke u punuar për shkaqet dhe identifikimin e personit.
Top Channel