Video/ Udhëheqësi suprem i Iranit shfaqet për herë të parë pasi u ‘zhduk’ për një muaj

05/07/2025 22:41

Udhëheqësi suprem i Iranit bëri paraqitjen e tij të parë publike pas gati një muaji ‘i zhdukur’.

Ajatollah Ali Khamenei mori pjesë në një aktivitet fetar të shtunën, sipas një videoje të transmetuar nga media shtetërore dhe të publikuar nga zyra e tij.

Videoja tregon Khamenein duke përshëndetur besimtarët në një xhami gjatë një ceremonie që shënon përvjetorin e vdekjes së Imam Huseinit në Betejën e Qerbelasë, ditën e Ashures, e konsideruar një ditë e rëndësishme për myslimanët shiitë.

Ishte hera e parë që udhëheqësi suprem i Iranit shfaqej në publik që nga 13 qershori, fillimi i luftës 12-ditore me Izraelin dhe sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Gjatë luftës, Ajatollah ishte fshehur dhe kishte lëshuar vetëm mesazhe të regjistruara dhe video.

Top Channel