Shiroka, pika e dobët e shkodranëve! Vendi i preferuar për shumë qytetarë, preferohet masivisht edhe nga të huajt

05/07/2025 12:16

Pavarësisht mundësive të shumta që ofron Shkodra dhe zonat përreth, Shiroka mbetet pika e dobët për shumë shkodranë.

Bukuritë natyrore, freskia dhe qetësia që ofron liqeni i Shkodrës janë të pazëvendësueshme për ta.

Edhe të huajt gjithnjë e më shumë po zgjedhin Shirokën, tërhequr nga pamja e liqenit, por edhe nga gatimet tradicionale që ofron kjo zonë.

“Dje udhëtuam nga Fierza, nëpërmjet liqenit të Komanit dhe erdhëm këtu. Është një ndalesë shumë e bukur përpara se të shkojmë në Tiranë. Pushuam, notuam… është një vend shumë i këndshëm, ndonëse do të ishte mirë të përmirësohej pak sa i përket mirëmbajtjes.”

“Jam nga Parisi dhe e dua shumë këtë vend. Është i qetë, relaksues. Sot notuam dhe bëmë xhiro me biçikleta. Njerëzit janë të mrekullueshëm, mikpritës… Është një përvojë shumë e bukur!”

Me përfundimin e rikonstruksionit të rrugës që lidh Shirokën me fshatin Zogaj, kjo zonë pritet të marrë një tjetër hov në zhvillimin turistik, duke u kthyer në një atraksion të rëndësishëm për pushues vendas dhe të huaj.

Top Channel