
Pa dhënë më shumë shpjegime, Policia e Kosovës urdhëroi menjëherë të gjithë deputetët dhe gazetarët e pranishëm në ndërtesën e Kuvendit që të largoheshin menjëherë, teksa pritej mbajtja e seancës konstituive të radhës.
Edhe pse forcat e rendit në Prishtinë nuk kanë dale ende me një deklaratë për situatën, mediat atje flasin për një alarm për bombë të mbërritur përmes një telefonate. Sipas disa deputetëve, bëhet fjalë për çështje sigurie dhe ndonjë kërcënim të mundshëm.
“Na udhëzuan të dalim, me gjasë sepse kishte kërcënim. Nuk e dimë saktësisht cfarë po ndodh. Policia përmendi çështje të sigurisë”-u shpreh Abelard Tahiri, PDK.
Edhe Vlora Çitaku, deputete e PDK-së, tha se sigurimi u kërkoi të largohen nga ndërtesa e Kuvendit, pa u dhënë sqarime. “Siç duket ka pasur ndonjë kërcënim për ndonjë sulm apo diçka të ngjashme. Nuk kemi informatë të saktë, vetëm na thanë të largohemi”, tha Çitaku.
Për të 42-në herë me radhë, deputetet në Kosovë do të mblidheshin sot në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të ri, edhe pse pritshmëritë nuk ishin të larta e kjo seanca gjithashtu nuk pritje të përfundonte me ndonjë zgjidhje konkrete.
Ngërëi institucional vazhdon pavarësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe përpjekjeve të presidentes Vjosa Osmani për të ndërmjetësuar përmes takimeve me drejtues të partive politike në vend, teksa vazhdojnë mosmarrëveshjet lidhur postin e kryetares së Kuvendit si edhe mënyrën e votimit.
Top Channel