I hapi rrugën për në Kuvend! Zegjineja falënderon Bardhon e PS, por nuk i ndahet Bardhit të PD: Gazo, ke ngelur…

05/07/2025 13:19

Zegjine Çaushi, ia doli të sigurojë një vend në Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme, pasi kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes.

Në një reagim në rrjetet sociale, Çaushi teksa falënderon Bardhon e PS duke e quajtur të guximshme, Zegjineja sulmon sërish Bardhin e PD.

Deputetja e zgjedhur i përgjigjet akuzave për vjedhje votash, ku thotë se e ka gati analizën për Gazment Bardhin, që sipas saj, “ka gllabëruar votat gjatë numërimit të votave në 2021”.

Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues, që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, dua të tregoj që Unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të lindur e të rritur larg qendrave urbane, por me të një njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Me shumë dëshirë për të punuar e kontribuar. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive si dhe nga gojët politikanëve që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre, por kjo nuk më tremb e as më dekurajon. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha se falë zotit, kam kohë boll përpara, për të punuar, mësuar, gabuar, ndrequr e rregulluar.

Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua e çdo politikan të ri. Gazo, je politikani më i dështuar, hileqar dhe vulgar, deri aty që as një burrë nuk bëhet dot. Por ti po, politikani i vetëm që të parët që nuk të honepsin dot janë kolegët e tu e më pas të gjithë demokratët. I ke ngelur ne derë e s’spo dinë të të heqin qafe se i shkatërrove partinë dhe i kë nëpërkëmbur dinjitetin. Sa për vjedhje votash Gazo, të kam gati një analizë plot me fakte dhe të vërteta sesi dole ti deputet në 2021 nga qarku i Elbasanit dhe votat e kujt gllabërove në numërim, por kjo i përket një serie tjetër. Qofshi mirë të gjithë, edhe ti Gazo“-shprehet Zegjineja.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zegjine Çaushi (@zegjine.caushi)

Top Channel