Gjest i jashtëzakonshëm nga Liverpooli për familjen e Jotës, ja çfarë do ndodhë me 2 vitet e kontratës së portugezit

05/07/2025 10:22

Liverpool FC i ka bërë një nder të jashtëzakonshëm familjes së sulmuesit të ndjerë, Diogo Jota, duke vendosur të paguajë pjesën e mbetur të kontratës së tij për dy vitet e ardhshme.

Lajmi është konfirmuar nga mediat portugeze, të cilat raportojnë se klubi anglez ka marrë vendimin për të nderuar marrëveshjen që do të përfundonte në qershor 2027 dhe për të siguruar mbështetje financiare për të afërmit e Jota-s

Sipas të dhënave nga platforma Capology, Jota kishte rreth 21,84 milionë paund bruto në kontratë për periudhën 2025–2027 (rreth 7,28 milionë paund/vit).

Diogo Jota humbi jetën në një aksident tragjik me automjet më 3 korrik në Spanjë, së bashku me vëllain e tij Andre Silva

Ky hap nga Liverpool është një model sjelljeje humane në sport, duke siguruar që familja e Jota-s të ketë mbështetje të qëndrueshme mbi bazën e marrëveshjes së nënshkruar. Në një kohë kaq të vështirë, ky është një sinjal i fortë solidariteti që tejkalon kufijtë e fushës së futbollit.

Top Channel