Shembet ndërtesa në Pakistan, shtatë të vdekur dhe tetë të plagosur

04/07/2025 18:33

Të paktën shtatë persona u vranë dhe tetë u plagosën pasi një ndërtesë pesëkatëshe u shemb në qytetin më të madh të Pakistanit, Karaçi.

Saad Edhi, nga Fondacioni Edhi, i cili është i përfshirë në operacionin e shpëtimit tha se “të paktën 8 ose 10 persona” mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.

Eipet e shpëtimit dhe banorët e qytetit ishin në vendngjarje duke u përpjekur t’i shpëtonin personat që mbetën nën rrënoja.

Në qershor të vitit 2020, të paktën 18 persona humbën jetën kur një ndërtesë me 40 apartamente u shemb në të njëjtën zonë.

Shembjet e çatisë dhe të ndërtesave janë të zakonshme në Pakistan, kryesisht për shkak të rregulloreve të dobëta të sigurisë dhe materialeve të ndërtimit me cilësi të dobët të përdorura në vendin e Azisë Jugore me më shumë se 240 milionë banorë.

Top Channel