
Seanca e sotme në GJKKO është përfshirë në tensione mes Erion Alibejt dhe Plarent Dervishajt.
Plarent Dervishaj dhe bashkëpunëtori i drejtësisë kanë ofenduar njëri tjetrin dhe për këtë arsye gjykata ka ndërprerë seancën, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Për shkak të fjalorit jo etik dhe sherreve mes Plaurent Dervishaj dhe të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej, gjykata vendosi që Dervishaj të largohet nga seanca e sotme.
Erjon Alibej: E kam takuar Plarentin pak ditë para se t’i bëhej atentat. Plarenti kishte dyshime për disa persona se i kishin bëre atentat, dyshonte edhe te Pëllumb Muhameti (Rrumi) dhe te prokurori Ndoja. Rrumin nuk e llogariste fare.
Prokurori Ndoja i referohej dhe e quante të korruptuar atë dhe të lidhur me shtetasin Rrumi.
Ne kishim interes për çfarë na kishte ndodhur neve, ça merrja vesh unë për Plarentin, ia thoja dhe e anasjellta. Por nuk dmth se ishin fakte. Thjesht ia përcillja, madje me siklet.
Ndërhyn Plarent Dervishaj: Ça siklet ke ti aman? Ke dy orë rri aty, gënjen.
Alibej: Informacionet ishin për atentatin që i kishin bërë. I kam dhënë foto që i bëri Nuredin Dumani, i kam thënë mendoj se këtu janë “gjujtësit”.
Plarent Dervishaj: The që ke qenë i gatshëm që të merrje pjesë në atentatin e Arjan Ndojës. Ta kërkova unë, të imponova apo kërkove ti?
Alibej: Ta kërkova unë, duke ditur që nuk ke nevojë.
Dervishaj: Ditën që më ke takuar mua që e dëshmove, gabon shumë me datën, orën. Pse nuk ke treguar për tentativën e vrasjes që do i bëje Franc Çopjas, që e kemi diskutuar në takim.
Alibej: Kolegët e tu.
Plarent Dervishaj: T’i ka dhënë gabim informacionet Altin Dumani, djal.
Top Channel