Mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, pamje nga fenomeni i rrallë në kulmin e vapës

04/07/2025 14:36

Një mjegull e dendur ka mbuluar sot mesditën bregdetin e Vlorës, duke krijuar një pamje të pazakontë për pushuesit dhe plazhistët.

Fenomeni, i rrallë për këtë periudhë të vitit, ka përfshirë një pjesë të mirë të vijës bregdetare, nga zona e Lungomares deri në Zvërnec.

Sipas parashikimeve, mjegulla vjen si pasojë e kontrastit mes temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40°C dhe ndryshimeve të papritura në lagështinë e ajrit.

Pamja e plazhit të mbuluar nga mjegulla ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, ndërsa shumë prej tyre kanë ndarë video dhe foto në rrjetet sociale.

Meteorologët thonë se ky fenomen është i përkohshëm dhe pritet të shpërbëhet brenda disa orësh.

Top Channel