Futbollisti i njohur Thomas Partey, është akuzuar për përdhunim.

Ndaj 32-vjeçarit është ngritur gjithashtu për një akuzë për sulm seksual.

Incidentet dyshohet se kanë ndodhur midis viteve 2021 dhe 2022. Ish-mesfushori i Arsenalit do të paraqitet në gjykatë më 5 gusht.

“Akuzat vijnë pas një hetimi, i cili filloi në shkurt 2022, pasi policia mori për herë të parë një raport për përdhunim”, tha policia.

Partey sapo është larguar nga Arsenali pasi kontrata e tij skadoi dhe thuhet se po tërheq interes nga klube si Juventusi, Barcelona dhe Fenerbahce.

Lojtari ganez qëndroi në Emirates për pesë vjet pasi u transferua nga Atletico Madrid dhe gjithashtu ka luajtur dhjetëra herë për vendin e tij.

 

Top Channel