Këto janë macet që i kanë hapur probleme me autoritetet strehueses së tyre, Irinit.

82-vjeçarja jeton në Tiranë dhe ushqen jo vetëm macet e saj por edhe të braktisura, por një përkushtim i tillë, nuk është pritur mirë nga Agjencia e Mbrojtjes së konsumatorit në bashkinë e Tiranës që e ka gjobitur të moshuarën me 10 mijë lekë.

Kundërvajtja që ka kryer Irini është ndotja akustike, e ndaj me këtë arsyetim ajo është urdhëruar në fletën e gjobës “Ti largojë menjëherë macet”.

Beteja e të moshuarës që refuzon të paguajë gjobën e të heqë dorë nga macet, ka përfunduar në gjykatën administrative me një padi të rrallë, të cilën e shpjegon për TCH avokatja e saj.

“Sipas agjencisë për mbrojtjen e konsumatorit, macet kanë shqetësuar publikun dhe qytetarët dhe kanë vendosur një gjobë administrative të pa mbështetur në ligj dhe në prova. Rezulton që është konstatuar nga agjencia e mbrojtje së konsumatorit, dhe jo qytetarit. Agjencia nuk mund të dënojë personat që kujdesen për macet por ata që i kanë braktisin. Nuk është problemi te gjoba dhe vlera e saj, por te shkelja e të drejtave të njeriut dhe kafshëve”, u shpreh ajo.

E moshuara i thotë gjykatës administrative se nuk ekziston asnjë ligj që ndalon mbajtjen e maceve, me të cilat Irini jeton dhe u jep dashuri

Gjykata administrative ka hedhur shortin dhe pritet të shqyrtojë në mënyrë të përshpejtuar kërkesën paraprake për sigurim padie, që është mos pagim i gjobës derisa çështja të shqyrtohet në themel.

 

 

Top Channel