
“Do përballeni me penalitete”/ Tjetër ‘ultimatum’ nga Rama: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini vetë trarët e parkimeve dhe çadrat…
04/07 18:17
Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq sot në 61 vjetorin e lindjes.
Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se ky takim është vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj.
Shumica e deputetëve aktualë ishin dje në sallën e Parlamentit dhe e patën të pamundur pjesëmarrjen në mbledhjen me drejtorët e bashkisë.
Rama kërkoi dje bashkim forcash mes bashkisë Tiranë dhe deputetëve të rinj e të vjetër të cilët do të ndahen me grupe punë dhe do të zbresin në terren për të observuar e mbledhur problematikat e qytetarëve.
Top Channel