249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, Begaj: Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike

04/07/2025 09:21

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përcolli sot një urim për 4 Korrikun, 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në nderim të kësaj dite, Presidenti Begaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në platformën X shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe përkushtimin për të qëndruar të bashkuar e për të forcuar këto lidhje.

“Gëzuar 4 Korrikun!

Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”.

Top Channel