Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan vijon për të tretën ditë rresht.

Këtë pasdite, nisi ndërhyrja nga ajri.

Depërtimi i zjarrit në brendësi të mbetjeve, temperaturat e larta dhe era e fortë kanë bërë të vështirë fikjen e zjarrit, i cili ka krijuar një tym toksik në të gjithë qytetin, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore.

Ndërkohë, policia e Elbasanit ka nisur veprimet e para hetimore në bashkëpunim me specialistë të zjarrfikëses për zbulimin e shkakut të zjarrit që për orë të tëra helmoi Elbasanin dhe fshatrat përreth.

Ladfilli i Elbasanit është përfshirë disa herë nga flakët ndërsa një tjetër hetim nga Prokuroria e Elbasanit për shkaqet është në vijimësi.

Top Channel