Vdekja tragjike e yllit të Liverpool-it, FSHF i bashkohet homazheve për Diogo Jotën: I qëndrojmë pranë Federatës Portugeze dhe familjes Silva

03/07/2025 13:15

Ndarja tragjike nga jeta e yllit të Liverpool, Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre silva ka tronditur botën e futbollit.

Homazheve të shumta për sulmuesin portugez, iu bashkua dhe Federata Shqiptare e Futbollit, që shpreh solidaritet në këtë ditë të dhimbshme të futbollit botëror.

“Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit të kombëtares portugeze dhe Liverpool FC, Diogo Jota, si dhe të vëllait të tij, André Silva, futbollist i klubit FC Penafiel.

Në këto momente të dhimbshme, FSHF i qëndron pranë Federatës Portugeze të Futbollit, klubeve Liverpool FC dhe FC Penafiel, si dhe familjes Silva.

Një humbje e rëndë për futbollin dhe për gjithë komunitetin sportive”, shkruan FSHF.

Top Channel