“Skandal mjedisor”/ PD kërkon debat në Kuvend për inceneratorin e Elbasanit, deputeti: Iu vu flaka për zhdukjen e provave! Spiropali: Bëjini kërkesat sipas rregullores

03/07/2025 10:39

Në seancën e sotme plenare, deputetët demokratë kanë sjellë problematikën e shkaktuar nga zjarri katastrofik në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan.

Zheni Gjergji – Një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit, pasojë direkte e dështimit spektakolar të projektit të inceneratorit, që nuk ka funksionuar asnjëherë.

Qani Xhafa – Jeta e banorëve të Elbasanit prevalon mbi çdo lloj procedure që ka ky Kuvend. Fusha e mbetjeve është kthyer në një metalurgji të dytë. Një ditë pasi Prokuroria thirri 21 persona, nëpunës të bashkisë dhe punonjës të inceneratorit, pikërisht për zhdukjen e provave aty është vënë zjarri. Unë e kam paralajmëruar më herët që aty në Elbasan do të bëhet katastrofë mjedisore. I bëj thirrje qeverisë që ai vendgrumbullim të bllokohet dhe të gjendet në vend i përshtatshëm për mbetjet.

Jorida Tabaku: Kam drejtuar dhe një komision hetimor, në emër të grupit të PD kemi kërkesë për një debat parlamentar për atë që ndodhi në Elbasan. E kemi nisur këtë diskutim në 2017, sot ndodhemi para faktit që asnjë nga inceneratorët nuk punon. Ministri i Financave duhet të japë llogari për pagesat e inceneratorëve. Skandal mjedisor që agravohet, nëse nuk diskutojmë për këtë, për çfarë do diskutojmë?

Elisa Spiropali: Bëni kërkesë sipas rregullores dhe jo duke u ngritur sot për propagandën e ditës

Top Channel