“Përdorimi i kartës nuk është mëkat”/ Kryemadhi ironizon Tedi Blushin: I largoi njerëzit nga Meta, mos do takat dhe fustanin tim?

03/07/2025 12:34

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është përgjigjur pyetjes lidhur me shpenzimet e kartave, të përmendura në dosjen e SPAK.

Përdorimi i kartës nuk është mëkat u shpreh Kryemadhi, por transparencë. Kryemadhi ironizoi edhe Tedi Blushim, pasi sipas saj mori gjithçka nga Partia e Lirisë.

“Nuk i përgjigjem z. Meta, ju përgjigjem atyre që e izolojnë dhe manipulojnë Metën. Përdorimi i kartës nuk është mëkat, është transparencë. Marrëdhënia ime me kushëririn tim Adrian Shatkun është familjare. Njerëzit që informojnë Metën kanë një qëllim. Unë mendoj se arrestimi i tij është politik, urdhër i Yuri Kim dhe Aleksandër Soros.

SHBA paguan shumë para për reformën në drejtësi, nuk kanë paguar që prokurorët të bëjnë afera për grupe të caktuara. Ata që lexojnë fleterrufetë e SPAK-ut nga zyrat e Partisë së Lirisë, ju them çdo fjalë e shkruar qoftë në akuzë apo pretendimet e SPAK-ut, është manipulim. Ju gazetarët thoni që Ilir Meta ka fjetur në një hotel me Kastriot Ismailajn, ka qenë Monika Kryemadhi që tha që nuk është kështu.

Tedi Blushi mori ça kishte për të marrë, ia largoi gjithë njerëzit nga Partia Ilir Metës. E gënjeu, i tha na kanë hequr vjehrrin nga puna. Çfarë do më shumë Tedi Blushi? Deputet u bë. Mos do takat dhe fustanin tim?“-u shpreh Kryemadhi.

Top Channel