Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim të përbashkët me drejtorët e bashkisë Tiranë, deputetët aktual dhe ata të dalë nga 11 Maji.

I kanë mjaftuar 30 minuta për të kërkuar një kryeqytet të pastër, me hapësira publike për qytetarët dhe turistët e shumë.

Ndryshme nga ajo çfarë ndodhi me drejtorët e bashkisë Vlorë, Rama nuk ka shpalosur ndonjë ankesë për drejtoret e bashkisë Tiranë.

Burime nga kjo mbledhke citojnë Edi Ramën të ketë thënë se “duhet të ndaheni në grupe pune të përbashkëta në terren për te parë problematikat”.

Ka kërkuar bërjen kujdes me mirë-funksionimin e trotuareve duke theksuar se Tirana s’mund të bëhet si Vlora.

Këtë e ka ilustruar me shembullin e një zyrtari të bashkisë Vlorë i cili kishte legalizuar trotuar në funksion të biznesit  të familjes.

IMT dhe INUV citohet të ketë deklaruar Rama duhet të jenë në lartësinë e duhur. Kryeminsitri ka vlerësuar punën e Elona Lalaj drejtores së  re të policisë bashkiake Tiranë duke theksuar se ka rënë numri i ankesave.

Porositë e lëna dhe zbatimi do të diskutohen në një takim të ngjashëm pas dy javëve.

Top Channel