Del video e arrestimit të 29-vjeçarit në Tiranë/ Si tentoi t’i shpëtonte efektivëve, rezulton i përfshirë në ngjarjen e Astirit

03/07/2025 12:57

Dy të rinj të armatosur me pistoletë, me kanabis në marijuanë, dhe në kërkim prej rreth 6 muajsh, lëviznin të qetë në zemër të Tiranës pasditen e së mërkurës, derisa u përballën me forcat Shqiponja, të cilat nisur nga dyshimet tentuan t’i ndalojnë, por të rinjtë në arrati e sipër shkaktuan kaos. 

Në drejtim të mjetit luksoz dyshohet se ishte 26-vjeçari Joni Sadikaj, i cili duke iu shmangur policisë, përplasi 3 makina dhe u zhduk mes rrugicave. Policia arrestoi në vendngjarje mikun e tij Skerdi Sina. Gjatë ndjekjes dyshohet se ai ka hedhur një pistoletë, teksa pas arrestimit iu gjet një krehër fishekësh e armës tip “Glock”, një patentë mjeti me foton e tij dhe identitet të rremë si Almo Aliaj, një sasi e vogël kanabis dhe celularët, që u dërguan për ekzaminime të mëtejshme, si gjurmët daktiloskopike, ekspertimin dhe zbërthimin e bisedave në telefona, për të gjetur prova të tjera.

Si Sina ashtu edhe Sadikaj, ishin shpallur në kërkim nga policia që në janar të këtij viti për ngjarjen e e Astirit në Tiranë, ku me 5 djem të tjerë, kyçën në një apartament të marrë me qira, një vajzë 21-vjeçare, pasi kishin pirë gjithë natën lëndë narkotike dhe alkool.

Të dy të rinjtë janë pjesë e rrethit të Aleksandër Sadikajt, të riut që u vra në një atentat me eksploziv verën e 2022 në Tiranë, vrasje kjo që pasoi me atë të Edmond Papës për hakmarrje.

Top Channel