
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë thirrje që një marrëveshje tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur, me tarifat më të ulëta të mundshme.
“Për mua, një marrëveshje e mirë është ajo që arrihet sa më shpejt të jetë e mundur, me tarifat më të ulëta të mundshme, e cila është e drejtë dhe e qëndrueshme”, tha presidenti francez sot, gjashtë ditë para afatit të caktuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Ndwrkohw, Macron kërcënoi Iranin me hakmarrje nëse nuk heq akuzat kundër dy shtetasve francezë të mbajtur në burgjet iraniane.
Agence France-Presse raportoi të mërkurën se Cecile Collet dhe partneri i saj, Jacques Paris, janë akuzuar për spiunazh për agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad. Parisi thotë se çifti po mbahet në mënyrë arbitrare, në kushte që përbëjnë torturë.
Macron tha se do të merren “masa kundërveprimi” nëse Teherani vazhdon me akuzat, të cilat ai i quajti “një provokim kundër Francës” dhe një zgjedhje e papranueshme agresioni.
Ai shtoi se planifikon të flasë së shpejti për këtë çështje me homologun e tij iranian, Massoud Pzeshkian.
Top Channel