
Rreth 180 palestinezë janë vrarë dhe 581 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit.
Sulmet ajrore dhe të shtënat me armë vranë edhe 45 persona që po përpiqeshin të merrnin ndihmë humanitare.
5 persona u vranë ndërsa ndodheshin jashtë vendeve ku shpërndahen ndihma nga Fondacioni Humanitar i Gazës, organizata e sapokrijuar amerikane e mbështetur nga Izraeli, ndërsa 40 të tjerë u vranë duke pritur për ndihmë në vende të tjera në të gjithë Rripin e Gazës.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Izraeli ishte pranuar një armëpushim 60 ditor, teksa grupimi palestinez tha se po shqyrton propozimet, duke këmbëngulur për një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës.
Kjo marrëveshje për Hamasin, duhet gjithashtu të përfshijë largimin e forcave izraelite nga rripi i Gazës.
Top Channel