Foto/ Pamje tronditëse nga vendngjarja ku humbi jetën Diogo Jota dhe vëllai i tij, automjeti luksoz i shkrumbuar nga flakët

03/07/2025 12:11

Bota e futbollit është tronditur nga vdekja tragjike e sulmuesit portugez të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së enjtes pas një aksidenti të tmerrshëm me makinën e tij Lamborghini, në veri të Spanjës, së bashku me vëllain e tij, Andre.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, automjeti luksoz u përmbys dhe shpërtheu në flakë, pasi një nga gomat dyshohet se plasi teksa po bënte një parakalim në autostradën A-52, pranë qytetit Cernadilla, në provincën e Zamorës, afër kufirit me Portugalinë. Në makinë ndodhej edhe vëllai i tij, André, 26 vjeç, gjithashtu futbollist, i cili ndërroi jetë në vend së bashku me Diogon.

Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit të së enjtes. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, asnjëri prej dy vëllezërve nuk mundi të shpëtonte.

Pamje të publikuara nga mediat spanjolle tregojnë mbetjet e karbonizuara të Lamborghini-t, të përmbysura në anë të rrugës, ndërsa pjesëtarë të emergjencës dhe hetues të aksidenteve shihen duke inspektuar skenën.

Top Channel