
Është vënë nën kontroll zjarri në landfillin e Elbasanit pas më shumë se 24 orësh, ndërkohë që ende vazhdon të këtë çlirime avujsh dhe tymi.
Zjarri nisi rreth orës 17:00 të së martës ndërsa për fikjen e tij u angazhuan strukturat zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile të të gjithë qarkut Elbasan si dhe Tirana, Kamza, Berati dhe Ministria e Mbrojtjes.
Depërtimi i zjarrit në brendësi të mbetjeve, temperaturat e larta dhe era e fortë e bënë të vështirë fikjen e tij ndërsa dhjetëra mjete të rënda e izoluan masën e mbetjeve me dhera’ për të bërë të mundur izolimin total.
Ndërkohë policia e Elbasanit ka nisur veprimet e para hetimore në bashkëpunim me specialistë të zjarrfikëses për zbulimin e shkakut të zjarrit që për orë të tëra helmoi Elbasanin dhe fshatrat përreth.
Ladfilli i Elbasanit është përfshirë disa herë nga flakët ndërsa një tjetër hetim nga Prokuroria e Elbasanit për shkaqet është në vijimësi.
Top Channel