
Bombardimi amerikan i “malit bërthamor” të Iranit në Fordow i ka shkaktuar “dëme serioze dhe të rënda” objektit, tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan CBS.
“Askush nuk e di saktësisht se çfarë ndodhi në Fordow. Megjithatë, ajo që dimë deri më tani është se objekti pësoi dëme serioze dhe të rënda”, tha kryediplomati iranian.
“Organizata e Energjisë Atomike e Republikës Islamike të Iranit aktualisht po kryen një vlerësim dhe raporti do t’i dorëzohet qeverisë”, shtoi ai.
Komunikimet e përgjuara iraniane duket se minimizojnë shkallën e dëmit të shkaktuar nga sulmet amerikane ndaj programit bërthamor të Iranit, raportoi Washington Post të dielën, duke cituar katër persona të njohur me informacionin e klasifikuar që qarkullon brenda qeverisë amerikane.
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se sulmet “shkatërruan plotësisht” programin bërthamor të Iranit, por zyrtarët amerikanë pranojnë se do të duhet pak kohë për të vlerësuar plotësisht dëmin e shkaktuar nga sulmet ushtarake amerikane.
Top Channel