Katër të plagosur në një përplasje me armë në Udine, dy në gjendje kritike/ Dyshohet për larje hesapesh mes familjeve 11/11 22:49
Të paktën 5 persona janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në një automjet që transportonte një administrator qeveritar në një ish-bastion të talebanëve pakistanezë.
Shpërthimi me bombë ndodhi të mërkurën në Bajaur, Paksitan, një distrikt në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhëa.
Midis të vdekurve ishte edhe Ndihmës Komisioneri Faisal Sultan. Autoritetet thonë se të plagosurit u transportuan në spital, ku disa prej tyre janë në gjendje kritike.
Asnjë grup apo individ nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin, por autoritetet fajësojnë talebanët e Pakistanit.
Top Channel