Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e dhënë në muajin maj për Ina Majkon.

Siç e kishte deklaruar edhe gjatë fushatës, që nëse kandidatja e Sarandës Ina Majko nga komuniteti rom, nuk fironte mandatin e deputetes, do të emërohej në ministri.

Sot me vendim të Këshillit të Ministrave, Ina Majko është emëruar zëvendës ministre e Shëndetësisë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Znj. Ina Majko emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.”, thuhet në vendim.

 

Top Channel