Qershori i dytë më i nxehtë në Francë/ Dy persona humbën jetën nga vapa, temperatura 3.3°C më e lartë se mesatarja normale

02/07/2025 11:47

Ky qershor ishte i dyti më i nxehti i regjistruar ndonjëherë për Francën, e cila po përballet me një valë nxehtësie të paprecedentë, njoftoi sot qeveria franceze.

“Qershori 2025 ishte i dyti më i nxehti i regjistruar ndonjëherë që nga viti 1900, kur filluan të mbaheshin të dhëna, pas qershorit të vitit 2023”, u tha gazetarëve Ministrja e Tranzicionit Ekologjik Agnès Panier-Rinasser.

Temperatura në qershorin e sapo kaluar ishte 3.3°C më e lartë se mesatarja normale, ndërsa në qershorin e 2023-it ishte 3.6°C më e lartë.

Në të njëjtën kohë, Panier-Rinasser theksoi se dy persona humbën jetën “për shkak të sëmundjes nga nxehtësia”.

“Më shumë se 300 persona janë transferuar nga zjarrfikësit në dhomat e urgjencës së spitalit dhe dy vdiqën për shkak të sëmundjes nga nxehtësia”, tha ministrja.

Top Channel