
Një mësuese 26-vjeçare në një shkollë në Michigan është akuzuar për një marrëdhënie seksuale me një nxënës të mitur, pas rrëfimit që ajo bëri vetë te një koleg.
Jocelyn Sanroman, nga Pontiac, përballet me akuzën për sjellje seksuale kriminale të shkallës së tretë ndaj një 16-vjeçari, ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur në vitin 2023, ndërsa ajo punonte në Oakside Prep Academy, një shkollë me theks te edukimi moral, shkruajnë mediat.
Sipas hetuesve, Sanroman i ka treguar një kolegu për lidhjen e ndaluar, i cili më pas kontaktoi policinë. Ajo ende nuk është paraqitur në gjykatë, por autoritetet kanë publikuar fotografinë e saj të arrestimit.
Prokurorja e Qarkut Oakland, Karen McDonald, deklaroi se mësuesja “e ka keqpërdorur pozitën për të shfrytëzuar një të mitur”, duke e cilësuar rastin si një “shkelje të rëndë të besimit” që prindërit vendosin te mësuesit.
Nëse shpallet fajtore, Sanroman rrezikon deri në 15 vite burg.
Oakside Prep Academy është pjesë e rrjetit National Heritage Academies, i cili promovon vlera morale përmes programit të njohur si “Moral Focus”.
Ky është rasti i dytë në pak javë që një mësuese akuzohet për marrëdhënie seksuale me të miturit në SHBA.
Top Channel