Salma Hayek “braktis” dasmën e Jeff Bezos për Festivalin Glastonbury!

01/07/2025 22:13

Ndërsa dhjetëra yje të showbiz-it ndërkombëtar udhëtuan drejt Venecias për të marrë pjesë në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, një nga mungesat më të ndjeshme ishte ajo e Salma Hayek.

Aktorja meksikano-amerikane ishte në listën e të ftuarve, por vendosi të ndjekë një rrugë ndryshe.

Në vend të atmosferës glamuroze buzë kanaleve të Venecias, Hayek zgjodhi energjinë e papërmbajtshme të Festivalit Glastonbury në Angli.

Ajo u pa në mes të turmës në Somerset, duke shijuar muzikën dhe atmosferën artistike përkrah emrave si Stella McCartney, Cara Delevingne, Anya Taylor-Joy dhe Chelsea Handler.

Zgjedhja e saj u komentua si një shprehje e shpirtit të lirë dhe karakterit të saj të pavarur, duke sfiduar pritshmëritë tradicionale të të famshmëve për të qenë gjithmonë në eventet më të zhurmshme të shoubizit.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, miliarderi François-Henri Pinault, mori pjesë në dasmën e Bezos, ku u fotografua në një “taksi uji” përkrah figurave të mëdha si Kim Kardashian, Oprah Winfrey, Orlando Bloom, Tom Brady dhe Leonardo DiCaprio.

Një ndarje spontane rrugësh për çiftin, por që konfirmon edhe njëherë se Salma Hayek nuk i përket gjithmonë turmës. /tar

Top Channel