
Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi të martën presidentit rus Vladimir Putin të binte dakord për një armëpushim në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Kjo është telefonata e parë midis dy udhëheqësve që nga viti 2022, tha pallati presidencial i Elizesë.
Në një telefonatë dyorëshe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të martën për një armëpushim në Ukrainë dhe fillimin e negociatave për t’i dhënë fund konfliktit, tha të martën zyra e presidentit francez.
“Vladimir Putin i kujtoi [Macron] se konflikti ukrainas është një pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së shteteve perëndimore”, tha Kremlini në një deklaratë.
Putin shtoi se shtetet perëndimore “për shumë vite kanë injoruar interesat e sigurisë së Rusisë” dhe “kanë krijuar një urë anti-ruse në Ukrainë”.
Kremlini tha se Putin i tha presidentit francez se çdo marrëveshje paqeje duhet të jetë “gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë, të sigurojë eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës ukrainase dhe të bazohet në realitete të reja territoriale”.
Putin më parë ka thënë se Ukraina duhet të pranojë aneksimin e pjesëve të mëdha të territorit të saj nga Rusia, si pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje.
Top Channel