Përmbyset kamioni me ngarkesë në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

01/07/2025 20:11

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”.

Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

Aktualisht në këtë segment rrugor ka patur dhe bllokim të rrugës.

Top Channel