
Autoritetet turke kanë arrestuar ish-kryebashkiakun e Izmirit, Tunç Soyer, si pjesë e hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme të Izmirit për rastet e korrupsionit.
Janë lëshuar gjithsej 157 urdhër-arreste, përfshirë atë për ish-kryebashkiakun.
Tunç Soyer, i cili shërbeu si kryetar bashkie i Izmirit për pesë vjet deri në zgjedhjet bashkiake të vitit 2024, i përket Partisë Republikane Popullore (CHP) të opozitës kryesore, ashtu si edhe kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua gjithashtu për akuza korrupsioni më 19 mars. Izmiri konsiderohet një bastion i CHP-së.
Akuzat lidhen me parregullsi në dhënien e projekteve brenda programit të rinovimit urban të bashkisë.
Midis të arrestuarve janë drejtorët e përgjithshëm të kompanisë së ndërtimit İz Beton dhe kompanisë së ujit İZSU, si dhe kreu i komitetit provincial të Izmirit të CHP-së.
Top Channel