Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur pranë një zone të mbrojtur pyjore duke rrezikuar banesat përreth, arrestohet 38-vje֛çari në Vlorë

01/07/2025 16:25

Është vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi dyshohet se ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur në një grumbull mbetjesh urbane, duke rrezikuar banesat përreth.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale E.I., në dy raste të ndryshme, konkretisht në datë 30.06.2025, rreth orës 20:50, dhe sërish në datë 01.07.2025, rreth orës 12:00, ka ndezur zjarr në mënyrë të përsëritur në një grumbull mbetjesh urbane, në vendin e quajtur “Pika e grumbullimit të inerteve, Jalli, Nartë”, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe të mjedisit, si dhe duke rrezikuar me përhapjen e flakëve qendrën e banuar përreth dhe pyllin e Sodës, një zonë kjo e mbrojtur.

Njoftimi:

Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, në një grumbull mbetjesh urbane, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth si dhe zonën e mbrojtur të pyllit të Sodës, arrestohet 38-vjeçari.

Në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo dhe atyre nga pakujdesia, strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin:

•E. I., 38 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Ky shtetas, në dy raste të ndryshme, konkretisht në datë 30.06.2025, rreth orës 20:50, dhe sërish në datë 01.07.2025, rreth orës 12:00, ka ndezur zjarr në mënyrë të përsëritur në një grumbull mbetjesh urbane, në vendin e quajtur “Pika e grumbullimit të inerteve, Jalli, Nartë”, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe të mjedisit, si dhe duke rrezikuar me përhapjen e flakëve qendrën e banuar përreth dhe pyllin e Sodës, një zonë kjo e mbrojtur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për kujdes maksimal në çdo veprim që mund të rrezikojë mjedisin, jetën e qytetarëve apo pronën publike dhe private, pasi do të përballen me ligjin si dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie, në numrin 112, duke garantuar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm.

Top Channel