
Ushtria izraelite tha se një sulm vdekjeprurës në një kafene buzë detit në Gaza kishte në shënjestër “disa terroristë të Hamasit”, por tha se incidenti ishte nën hetim.
Agjencia e Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës, e shkatërruar nga gati 21 muaj luftë, tha se 24 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm në kafenenë “Al-Baqa”, e vendosur pranë detit në qytetin e Gazës.
I pyetur nga AFP, një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se ushtria “goditi disa terroristë të Hamasit”, grupin islamist palestinez, sulmi i të cilit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 shkaktoi luftën në Gaza.
⚡️BREAKING: Israel deliberately targets journalists with an airstrike.
Israel bombed Al-Baqa Café in western Gaza City at the beach, killing at least 21 civilians including journalist Ismail Abu Hatab and injuring Journalist Bayan Abu Sultan.
This cafe is usually used by… pic.twitter.com/ssXNO81LT9
— Suppressed News. (@SuppressedNws) June 30, 2025
“Para sulmit, u morën masa, me ndihmën e mbikëqyrjes ajrore, për të kufizuar rrezikun e viktimave civile”, tha ai, duke shtuar pa dhënë hollësi se “incidenti është nën hetim”.
“Gjithmonë ka shumë njerëz në këtë dyqan, ka zona për familjet dhe akses në internet”, tha Ahmed al-Nayrab, 26 vjeç, për AFP, i cili ishte në një plazh pranë kur dëgjoi një “shpërthim të madh”.
“Ishte një masakër. Pashë trupa njerëzish të shpërndarë kudo, trupa të gjymtuar dhe të djegur. Skena ishte rrëqethëse. Të gjithë po qanin”, shtoi ai.
Duke pasur parasysh kufizimet e vendosura ndaj medias nga Izraeli, i cili po rrethon Rripin e Gazës dhe vështirësitë për të hyrë në vend, AFP vëren se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur raportet nga Mbrojtja Civile e Gazës.
Top Channel